Real Madrid Foundation Clinics Kosova

Pezullohet kampi Stërvitor i Real Madrid Clinic Kosovo

Pezullohet Kampi Stërvitor i Real Madrid Clinic Kosovo

Të nderuar media, sponzor, basketbolldashës dhe ju të nderuar prindër dhe femijë.

Pas disa muajve entuziazmi, përkushtimi dhe përgaditje deri në detajet më të vogla që puna në kamp të filloj sipas standardeve të kërkuara nga Kampi i Real Madrid – sot me shumë keqardhje ju informojmë se për arsye të gjendjes aktuale me pandeminë COVID-19 dhe masave të  reja të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me STE Robin Krasniqi jemi të detyruar që të pezullojmë Real Madrid Training Camp deri në njoftimin e ardhshëm. 

Jemi të vetëdijshëm se kjo është zhgënjyese sikurse për ne ashtu edhe për pjesëmarrësit dhe basketbolldashësit, mirëpo në keto rrethana që po i përjetojme, përkushtimi jonë fokusohet së pari në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve tanë.

Dëshirojmë t’a shfrytëzojmë rastin që të ju ftojmë të gjithëve që të vaksinoheni dhe ushtroni kujdes maksimal në këto kohë të vështira.

Ne do të qëndrojmë të përkushtuar në organizimin e eventeve të ngjashme në të ardhmen dhe shpresojmë se së bashku do të tejkalojmë këtë situatë. 

I falenderojmë të gjithë sponsorët për mbështetjen e tyre IPKO, Western Union, Banka për Biznes, Gorenje, Digi Print, Kosovapress, Telegrafi, Albi Mall dhe Komuna e Prishtinës. 

Faleminderim i posaçëm shkon për STE Robin Krasniqi dhe MIK Sports  për përkrahjen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin profesional qe kishin qe nga fillimi i ketij rrugëtimi.
Ne zotohemi që kampin ndërkombëtar të Realit t’a organizojmë në një të ardhme të afërt, menjëherë pas kthimit të gjendjes normale në vendin tonë.

Kujdes, Vaksinohuni – Qëndroni të shëndoshë. Duajeni sportin, duajeni vetën dhe familjarët tuaj.