Real Madrid Foundation Clinics Kosova

Real Madrid zyrtarizon ardhjen në Prishtinë

Në zyret e klubit spanjoll Real Madrid u mbajt prezantimi rreth kampit stërvitor për fëmijë që do të zhvillohet nga 19-23 korrik, në Prishtinë.

Nënkryetari ekzekutiv i Fondacionit Real Madrid, Enrique Sánchez, si dhe drejtori i kampusit dhe kampeve të stërvitjes, Andrés Muntaner, shpalosën projektin e ri të kampit stërvitor, së bashku me Robin Krasniqin, STE dhe përfaqësuesin e Zero Pozitive, Arlind Sadiku.

“Jemi të lumtur që Fondacioni ynë zgjerohet edhe në një shtet tjetër si Kosova. Përmes këtij projekti, Real Madridi ndihmon fëmijët në shumë vende të botës. Shpresoj që ky organizim të ju prij shumë tjerëve gjatë viteve në vijim.” deklaroi Sánchez.

Lexoni më shumë

Fondacioni Real Madrid po shkon për herë të parë në Kosovë, ku do të ndihmojë mbi 150 fëmijë të shijojnë përvojën e kampeve të futbollit dhe vlerës së tyre falë bashkëpunimit me organizatoret Robin Krasniqin, STE dhe Zero Pozitive. Fëmijët e grupmoshave 6-16 vjeç do të kenë mundësinë të trajnohen duke përdorur metodologjinë e Fondacionit të Real Madrid të ofruar nga ekspertë të trajnuar dhe të licencuar nga akademia e tyre.

Menaxheri i sportit Robin Krasniqi, partner i STE, shprehu që ky organizim do të jetë më i miri që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan.

“Mund të them që Kosova është shumë krenare që pret për herë të parë trajnerë zyrtarë të Real Madridit dhe ne besojmë se ky do të jetë vetëm projekti i parë nga shumë tjerë të ardhshëm. Me partnerët tanë si Zero Pozitive kemi gjetur persona kompetent të cilët punojnë palodhshëm për të arritur qëllimin tone dhe për ta bërë kampin më të mirë për të rinj që është organizuar ndonjëherë në zonën e Ballkanit” deklaroi Krasniqi.

Trajnimi në kampin zyrtar të stërvitjes të Real Madridit do të mundësoj që lojtarët të stërviten si futbollist profesional, të përvetësojnë vlerat më të mira sportive.

Regjistrimet janë të hapura në webfaqen: